Konferenca e fundvitit/ Putin: Ne jemi në rrezik të një krize si në Turqi

0

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë të madhe vjetore për shtyp në të cilën do të përmbledhë rezultatet e punës në vitet e ardhshme. Mediat e huaja raportojnë se Putin ka folur për pandeminë, tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit e deri tek kriza që po rrezikon Rusinë.
I pyetur nga gazetarët se si e shpjegon valën e re të Covid 19, Putin është përgjifjur se aty ku ka probleme me sistemet shëndetësore shfaqen viruset, duke shprehur nevojën për më shumë informacione për variantin e ri. Ai vuri re se vdekshmëria nga Covid-i është e vështirë të llogaritet, dhe jo sepse dikush po përpiqet të fshehë diçka.

“Shkaktohet nga aftësia e këtij virusi të ri. Një përgjigje shumë e thjeshtë. Aty ku ka probleme me sistemet shëndetësore shfaqen shtame të reja. Prandaj po flas për nevojën e njohjes dhe shpërndarjes reciproke të vaksinave. Përndryshe do të të mos jetë në gjendje të merret me këtë problem në nivel global”,-tha Putin.

Më tej Putin foli për ekuilibrin midis kufizimeve për shkak të koronavirusit dhe nevojës për të shpëtuar ekonominë. Presidenti rus tha se inflacioni duhet të kthehet në 4 për qind, por nëse Banka Qendrore nuk shtrëngon politikën monetare dhe kreditore, do të jenë të kërcënuar nga situata si në Turqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu