Konferenca e Kryetarëve merr vendim për kërkesën e PD lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore

0

E fundit/ Konferenca e Kryetarëve merr vendim për kërkesën e PD për ngritjen e Komisioneve Hetimore, dhe është vendosur shtyrja e ngritjes së këtyre komisoneve.

Konferenca e kryetarëve ka marrë vendim për shtyrjen e analizimit të kërkesës së PD lidhur me ngritjen e grupeve hetimore.

Nga burime për “InfowebTv”, bëjnë me dije se kryetari i Grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka thënë se ky debat lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore duhet të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë ku të arrihej në një konsensus.

Balla: Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu