Konferenca LIVE/ Sali Berisha ‘burgoset’ në Shqipëri. Akuza për korrupsion për kompleksin Partizani

0

 

Drejtësia, duket po i afrohet familjes së Sali Berishës. Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është vënë në pranga të shtunën në aeroportin e Rinasit, për pastrim parash në ndërtimin e kompleksit të pallateve të ish klubit Partizanit.

Por lajmi më i bujshëm është vënia nën akuzë për korrupsion e vetë Sali Berishës, të cilit SPAK me vendim gjykate i ka marrë pasaportën dhe e ka detyruar çdo javë të paraqitet në polici.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. I tronditur deri në palcë, nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, McGonigal, djegësat, sterilizatorët, porti i Durrësit, Butrinti. Edi Rama, pasi ka humbur mandatin siç thotë kushtetuta, me tendera në kundërshtim me kushtetutën, thjeshtra e saj me emrin Xhillari, me tenderat që ka fituar Fagu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimin e saj në bordet e bankave, de facto ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Edi Rama pasi ka grabitur votën e shqiptarëve, dhe eleminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos si vllau i Vuciqit, argat i Beogradit, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim në parlament, urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të akuzuar për fshehje dokumentesh, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu