TIRANË- Zbulohen për herë të parë dy emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë në “Big Brother VIP”, i cili starton këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Moderatori Eno Popi ishte i ftuari i radhës në këtë puntatë të të “Goca & Gra”, aty ku foli më shumë rreth karrierës së tij, por u ngacmua edhe lidhur me nisjen e “Big Brother Albania Vip 2”, por nuk dha asnjë emër.
Këtë e bënë moderatroret, të cilat thanë se tashmë pjesë e kastit të programit më të ndjekur do të jenë Olta Gixhari dhe Amos Zaharia.
Armina Mevlani: Tani kemi dy emra të Big Brotherit, na i konfirmo pak me gojën tënde
Eno Popi: Pse duhet t’i konfirmoj unë? Kush jam unë
Armina Mevlani: Olta Gixhari dhe Amos Zaharia
Armina Mevlani: Po është e sigurt.