Konflikt me armë në Zvicër, plagosen çifti shqiptar

0

Përplasje me armë mes disa shqiptarëve ka ndodhur sot në qytetin Falkensteinstrasse të St. Gallenit në Zvicër.

Në këtë përleshje është përfshirë një 46-vjeçar nga Kosova ku ka mbetur i plagosur së bashku me gruan e tij 43-vjeçare.

I dyshuar për plagosjen e çiftit është një tjetër kosovar, i moshës 23-vjeçare, i cili u paraqit para policëve.

Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po hetonrastin.

46-vjeçari i plagosur u transportua në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë.

Në aksion janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen, si dhe shërbimi i ambulancës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu