Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Lezhës. Njëri prej personave që po prisnin në radhë për t’u vizituar ka nisur një konflikt për radhën dhe për pasojë ka goditur recepsionistin e spitalit. Punonjësi ka marrë plagë në trup ndaj është dërguar për mjekim.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit i cili është larguar.