Konflikti me armë zjarri te “Ali Demi”, arrestohet 26-vjeçari, një tjetër i ri në kërkim

0

TIRANA- Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;