Konflikti në PD zvarrit zgjedhjen e presidenti, Balla: U japim kohë që të qartësohen brenda vetes

0

Taulant Balla:

Na kanë kërkuar që të kenë pak më shumë kohë në dispozicion, një spostim me disa ditë, të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve, ideja është që konferenca e parë e kryetarëve të nisë në 4 Maj, dhe jo më vonë se data 10 Maj, të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit të Presidentit të Republikës.

Kjo shtyrje i shërben të gjitha grupeve parlamentare, për të qartësuar brenda vetes pozicionin, Kushtetuta e ka parashikuar qartë dialog në 3 raundet e para.

Të gjitha grupet parlamentare të marrin kohën e nevojshme për të dialoguar, ne hyjmë në negociata me 3 grupet, me dëshirën për ti dhënë vendit një president të të gjithë shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu