Konflikti në veri, Abazi: Tentativë e Beogradit me politikanët e korruptuar shqiptarë për të rrëzuar Kurtin

0

TIRANË- Ish-kandidati për deputet Boiken Abazi ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar në veri të Kosovës me dorëheqjen e Listës Serbe nga institucionet. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se kjo është një tentativë e Beogradit zyrtar së bashku me politikanë të korruptuar shqiptarë për të rrëzuar qeverinë Kurti. Abazi nuk ka treguar se kush janë politikanët shqipartë që po bashkëpunojnë me Beogradin për të sulmuar qeverinë e Kosovës.

Postimi i Plotë:

Një mënyrë tjetër për ta lexuar atë që po ndodh në pjesën veriore të Kosovës është: tentativë e Beogradit zyrtar për ta rrëzuar qeverinë Kurti, në bashkëpunim më të gjithë ata politikanë të korruptuar shqiptarë që e kanë halë në sy këtë qeveri, dhe që janë gati t’i hapin rrugë kërkesave të Serbisë në Kosovë.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu