Konflikti për Ukrainën, BE-ja-Rusisë: Çdo sulm ushtarak vjen me një çmim

0

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen paralajmëroi Rusinë se sulmi i mundshëm ushtarak ndaj Ukrainës “do të vijë me një çmim”.

Në takimin që pati e kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz, zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian nuk pranoi të bënte publike masat ndëshkuese ndaj Rusisë në rast se kjo e fundit ndërmerr sulm ushtarak në Ukrainë.

“Si presidente e Komisionit Europian, në qershor Këshilli i Europës na ngarkoi me alternativat ndaj Rusisë dhe tashmë e kemi bërë. Çdo agresion do të vijë te një çmim i caktuar, kjo është arsyeja se pse komunikojmë këto pika Rusisë, por nuk do t’i bëjmë publike. Në terma të përgjitshme, është e rëndësishme të thei se kjo energji nuk mund të jetë një mënyrë për të rritur presionin dhe siguria energjitje e Europës duhet garantuar”, deklaroi von Der Leyen.

Nga ana tjetër, edhe kancelari gjerman Scholz nuk pranoi të bënte publike pasojat ndaj Rusisë nëse goditet ushtarakisht Ukraina.

Bashkimi Europian dhe SHBA po përplasen ashpër politikisht me Rusinë për Ukrainën. BE-ja dhe amerikanët pretendojnë se presidenti rus Vladimir Putin po angazhon mijëra trupa në kufi me Ukrainën në mënyrë që ta sulmojë atë. Së fundmi, ai bisedoi me presidentin amerikan Joe Biden. Putin u shpreh i shqetësuar me politikën e NATO-s për t’u zgjeruar në lindje të Europës me Ukrainën.

Marrë nga “US NEWS”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu