Kongresi Kombëtar i Arsimit mban një minutë heshtje për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

0

Ambasadori Alastair King-Smith teksa nisi fjalimin e tij në Kongresin Kombëtar të Arsimit, ka kërkuar një minutë heshtje për të nderuar ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.

Ai shprehu falënderimet e tij për ngushëllimet e marra nga Shqipëria, ndërsa shtoi se të pranishëm në ceremoninë e varrimit të mbretëreshës do të jenë edhe liderët botëror, përfshirë edhe të Shqipërisë.

“Në emër të popullit doja të shpreh vlerësimin tonë për ngushëllimet në Shqipëri. Madhëria e saj do përcillet në banesën e fundit në praninë e liderëve botëror sigurisht edhe të Shqipërisë. Duam të mbajmë një minutë heshtje, në nder të Mbretëreshës.” tha Alastair King-Smith.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu