Francë -Mediat franceze, raportuan ditën e sotme se trupi i Kasia Gallanio u gjet nga policia të dielën teksa po shkonte në rezidencën spanjolle.
Ish preincesha e familjes mbretërore të Katarit ka jetuar në Spanjë vitet e fundit.
Mediat raportojnë se shkak i mundshëm i vdekjes së 45-vjeçares është mbidoza e drogës.
Megjithatë, autopsia ende nuk është kryer.
Në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune fizike.