Konsumoi të gjitha ilaçet përnjëherë, 24-vjeçari përfundon në gjendje kome

0

Igli Dalipi 24-vjeç është dërguar me urgjencë në Tiranë, pasi mësohet se ka konsumuar përnjëherë, të gjitha ilaçet me të cilat ai kurohej.

I riu nga Gjirokastra është gjetur nga familjarët e tij, të cilët fillimisht e kanë dërguar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje kome.

Por për shkak të përkeqësimit, është kërkuar ndihmë për helikopter me qëllim transportimin drejt kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar.