Kontrabandë me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Slloveni

0

SLLOVENI – Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë sllovene.

Bëhet me dije se ditën e djeshme më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një automjet, me drejtues 24-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.

Gjithashtu drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim dhe të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu