Kontrata e lobimit 6 milionë dollarë, a do t’i hiqet non grata Berishës? Si përgjigjet Flamur Noka

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flanmur Noka, deklaroi në emisionin Zona Zero në Top News se kontrata e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë që selia blu ka nënshkruar në SHBA ka tmerruar kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama dhe Rilinja po servirin një realitet të paqenë në BE dhe në SHBA. Edi Rama e di që nuk do të ketë me bekim nga Blinken dhe Yuri Kim. Ka marrë fund koha kur Rama vidhte vota dhe dhunonte opozitën. Patriotët shqiptarë mundësuan që kjo e vërtetë të shkojë në zyrat e DASH. Blinken është shpallur non grata dhe Kimetja (Yuri Kim) tani po han bar”, tha Noka, duke shtuar se kontrata është transparente si “drita e diellit”.

Noka shtoi më tej se Sali Berisha është sot lideri që ka akses në SHBA dhe në BE më shumë se çdo politikan tjetër shqiptar.

Por i pyetur nëse Berishës do t’i hiqej non grata nga SHBA, Noka preferoi të mos jepte përgjigje.

Noka tha më tej se kryeministri Edi Rama po paguan ka një kompani izraelite për zgjedhjet dhe për të sipas tij nuk ka asnjë transparencë se sa paguan dhe për cfarë.