Kontrolle me dron të parcelave në Poçem, efektivët e policisë nuk i asgjesonin

0

Informacione shtetsë kanë dalë në lidhje me arrestimin e efektivëve të policisë së Fierit dje nga Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për lejimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave, 5 punonjësit e policisë rezultojnë se nuk kanë raportuar të dhëna të sakta në Prokurorinë e Fierit për kontrollet me dron të parcelave me drogë në Poçem të Mallakastrës. Për më tepër ata nuk kanë ndërhyrë as për shkatërrimin e parcelave. Kryekomisari Gazmir Preçi ka kryer kontrolle me vonesë në parcela duke u dhënë mundësinë trafikantëve të korrnin bimët narkotike.

Ditën e djeshme, SHçBA arrestoi 5 punonjës të Policisë së Fierit dhe vendosi procedimin e 3 të tjerëve. Të arrestuarit janë:

– Elvin Karaj, (komisar) me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

– Endrit Vika (n/komisar) me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

 Ermal Beharaj, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier,

 Erlind Likaj ( me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

– Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit vendosi masën “Detyrim paraqitje” për:

– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër

-Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

-Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

 

Vijon…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu