Konyaspor beson te Cikalleshi, klubi turk i rinovon kontratën: Jemi si familje!

0

Sokol Cikalleshi do të qëndrojë edhe për disa vite me skuadrën e Konyaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. Në 16 ndeshje të zhvilluara lojtari ka shënuar 6 gola. 31-vjeçari u shfaq në konferencën për shtyp dhe tregoi fjalët e para.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin tonë që kontribuan në realizimin e këtij rinovimi.

Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë deri sa të jem pjesë e skuadrës. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo nuk është padyshim një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi. Jemi një familje e madhe. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë deri në fund të sezonit dhe ne do të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë.”, përfundoi Cikalleshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu