Korça mbulohet nga petku i bardhë i dëborës

0

Dëbora ka përfshirë disa nga vendet e Shqipërisë si Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën, Burrelin, Pukën dhe shumë qytete të tjera.

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës edhe në qarkun juglindor të Korçës. Qyteti këtë mëngjes u zgjua i mbuluar me petkun e bardhë të dëborës. Nga informacionet e deri më tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm përmes zinxhirëve.

Ndërkohë në Voskopojë, bora ka shkuar deri në 10 cm. Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu