Aleko Myrtollari 46 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë xhelozia. Gruaja është gjendur e plagosur nga vajza 16-vjece e cila ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Policia është vënë në kërkim të autorit ndërsa gruaja gjendet në reanimacion.
Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.