Një punonjës i policisë ka marrë lëndime gjatë kontrollit në zonë për kultivimin e bimëve narkotike.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.R., teksa kryente shërbimin është rrëzuar në rrugë dhe ka marrë fraktura në kokë.
Pritet që i lënduari të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë.
Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.