Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura DHE për guximin e sakrificën e popullit ukrainas gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. CNN shkruan se gjatë telefonatës, Zelenskyy i kërkoi Koresë së Jugut të sigurojë mbrojtje për vendin kundër pushtimit rus.
Moon Jae-in tha gjithashtu se Koreja e Jugut do të japë 10 milionë dollarë ndihmë humanitare. Ai shtoi se shpreson se “Ukraina do t’i kthehet paqes dhe stabilitetit sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se “Koreja e Jugut do të jetë me ukrainasit”.





