Sulmet kibernetike të Koresë së Veriut kanë vjedhur kriptovaluta me vlerë miliona dollarë për të financuar programet e raketave të vendit, thuhet në një raport të OKB-së për mediat.
Midis 2020 dhe mesit të vitit 2021, sulmuesit kibernetikë vodhën më shumë se 50 milion dollarë asete dixhitale, zbuluan hetuesit.
Sulmet e tilla janë një “burim i rëndësishëm të ardhurash” për programin e raketave bërthamore dhe balistike të Phenianit, thanë ata.
Gjetjet thuhet se i janë dorëzuar komitetit të sanksioneve të OKB-së të premten. Sipas raportit më shumë se 50 milionë para digjitale u vodhën në sulme kibernetike, zbuluan hetuesit, raporton BBC.
Sulmet e tilla janë një “burim i rëndësishëm të ardhurash” për programin bërthamor dhe balistik të Phenianit, shtoi OKB. Gjetjet iu dorëzuan për herë të parë Komitetit të Sanksioneve të OKB-së të premten. Sulmet kibernetike kanë synuar të paktën tre shkëmbime kriptovalutash në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.
Raporti citon gjithashtu një studim të publikuar në janar nga kompania e sigurisë Cheynanalysis, e cila thotë se sulmuesit kibernetikë nga Koreja Veriore mund të kenë arritur të vjedhin deri në 400 milionë dollarë në kriptovaluta vitin e kaluar.