Korrupsion tek Tatimet/ Arrestohet inspektori, u kërkonte 5 mijë euro bizneseve për mos i çuar në Prokurori

0

Policia ka arrestuar një person për korrupsion, i cili ushtronte detyrën si Inspektor në Drejtorinë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Policia ka arrestuar një person për veprën penale ““Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas informacioneve, 37 vjeçari me iniciale E. T., ushtronte detyrën si Inspektor në Drejtorinë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 37 vjeçari iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky person ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu