KOSOVA – Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur aventurën e saj në Ligën e Kombeve. “Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë (1-0), kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq. Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.
Kosova nuk pati më raste të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën. Po ashtu edhe Arijanet Muric pati disa ndërhyrje të mira, duke mbajtur portën e paprekur.
Kosova me këtë fitore shkon në 12 pikë, duke mos llogaritur ndeshjen ndaj Rumanisë, për të cilën UEFA ende s’ka marrë vendim.