Kosova i vetmi vend në rajon pa liberalizim të vizave

0

KOSOVË- Ndonëse Kosova feston ditën e Evropës dhe e ka në pjesë të kalendarit të festave zyrtare, është i vetmi vend në rajon pa liberalizim vizash. Në qeverinë e Kosovës thonë se ka shumë vite që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash.

Jeton Zulfaj: Edhe dy muaj bëhen 4 vjet prej se Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Kosova i ka plotësuar të gjitha 95 kriteret dhe nuk ka se çka të dëshmojë më. Mendoj që më shumë është çështje e aspekteve të brendshme të disa vendeve skepktike sesa e plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës.

Së fundmi ishte kancelari gjerman që përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe çasjen pro të Gjermanisë.

Jeton Zulfaj: Një angazhim aktiv i Gjermanisë në këtë drejtim bënë që të lëvizin shumë më shpejtë axhendat brenda Bashkimit Evropian.

Duket se Kosovës i duhet më shumë të punojë me Francën dhe vendet e tjera për t’i bindur për një gjë të tillë.

Jeton Zulfaj: Po intensifikojmë vizitat me Francën për të shkëmbyer statistika dhe informata dhe për të takuar çdokënd që ka nevojë të dëgjojë lajme të mira nga Kosova e që janë të bollshme si për luftimin e korrupsionit edhe për uljen e migracionit.

Në ditën e Evropës, 81 OJQ nga Kosova i kanë dërguar letër presidentit të Francës ku i kanë uruar fitoren dhe i kanë kujtuar që Kosova është në vitin e 10 të saj duke dialoguar për liberalizimin e vizave.

Marrë nga Tv Klan


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu