Kosova merr një pikë në Izrael, falë autogolit të vendasve!

0

IZRAEL – Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku u përball me vendasit në një ndeshje në të cilën i pati të gjitha mundësitë për të marrë pikët maksimale, por që në fund nuk ia doli dhe të dyja ekipet ndanë nga një pike.

Në minutën e 36-të Kosova kalon në avantazh. Rashica niset nga krahu majtë, kapiteni Eli Dasa e devijon topin e goditur nga sulmuesi kosovar në portën e tij. Festë dardane në Tel Aviv.

Vendasit këkojnë me ngulm golin e barazimit dhe deri në përfundim të pjesës së pare në disa momente përfaqësuesja e Kosovës mund të konsiderohet me fat.

Me rifillimin e lojës në pjesën e dytë Kosova kalon sërish në avantazh me Milot Rashicën këtë here, por me sa duket diçka nuk shkoi dhe gjyqtari pasi u konsultua edhe me VAR-in anulon golin për prekjen e topit me dorë.

Vetëm 7 minuta më pas sulmet e vendasve konkretizohen me gol. Në minutën e 56-të Dor Peretz shënon golin e barazimit.

Me shifrat 1-1 u mbyll takimi, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat që iu afruan golit. Me një pike e fillojnë kështu aventurën e tyre të eliminatoreve të Europianit Kosova dhe Izraeli.

Pas ndeshjeve të para kjo është situate në Grupin I

VIDEO / Kosova merr një pikë në Izrael, falë autogolit

Ndërkohë në ndeshjet e rradhës Dardanë do të zbresin në fushën e lojës më 28 mar ku do të presin në Prishtinë Andorrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu