Shqipëria nis sot furnizimin me energji elektrike për Kosovën, e cila është përfshirë nga një krizë e thellë. Furnizimi nis këtë të premte dhe ditën e parë të vitit të 2022, duke bërë që në Kosovë të mos ketë reduktime të energjisë elektrike në asnjë zonë të vendit.
Shqipëria i ka dhënë 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar në mënyrë që qytetarët kosovarë të mos kenë reduktime të energjisë elektrike në ditët e fundit të vitit 2021 dhe në të parën e vitit 2022.
Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.