Kosovarët dyndje drejt Shqipërisë. 8 mijë vetë brenda 2 orëve në Morinë

0

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t’iu drejtuar bregdetit.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t’iu drejtuar bregdetit.


Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.

Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anticovid.

Edhe pse në vendin tonë rastet me të infektuar kanë arritur rekord ditën e djeshme, kjo nuk ka penguar kosovarët të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu