Kush është 18-vjeçari që po çmend farmacistët në Shqipëri. Më jepni 2 minuta kohë të blej farmacinë tuaj deri në 8-fishin e vlerës së saj

0

Vetëm 18 vjeç dhe me ofertën e tij dërguar me një e-mail farmacistëve në vend ju premton blerjen e biznesit me 8-fishin e vlerës së fitimit vjetor. Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë denoncon Ahmed Pemajn se këtë ofertë e bën në emër të atyre që kërkojnë të monopolizojnë tregun, ndërsa në një investigim të ReportTv rezulton se i riu edhe pse pretendon se është biznesmen që mbështetet nga bankat dhe ka para cash nuk është i regjistruar në QKR as si individ as me firmën e tij HelthEmpire.

Prej disa ditësh me anë të një e-maili joshës, farmacive në vend u kërkohet të shesin biznesin e tyre tek një biznesmen me ofertë joshëse deri në 8 herë me shumë se fitimi i tyre vjetor. Pa prezantuar një emër kompanie në e-mailin ofertë, personi i identifikuar si biznesmeni Ahmed Pemaj kërkon dy minuta kohë për të bindur me ofertën e tij milionere.

Duke dërguar këtë e-mail: “Si ju, edhe unë jam sipërmarrës. Aktualisht jam në procesin e ndërtimit të një kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë, Partnerët e mijë dhe unë mendojmë se kompania juaj mund të bëhet pjesë e kompanisë si një në një mënyrë tepër pozitive”

Më tej ai shton se “gjatë kohës që ne do të përjetojmë rritje eksponenciale, do të na duhen njerëz të suksesshëm në fushën e biznesit për tu bërë pjesë e jona”, dhe kërkon 2 minuta kohë të telefonohet nga çdo farmacist duke prezantuar në e-mail edhe nr e telefonit. Këtë ofertë e ka denoncuar në faqen zyrtare urdhri shqiptarë i farmacistëve duke i bërë thirrje farmacistëve të mos bien pre e kësaj oferte, e cila sipas urdhrit është një skemë për monopolizimin e tregut.

“Në mungesë të informacionit se cili biznes apo interes konkret, qëndron pas këtij propozimi, në interes të mos-cenimit të investimit profesional dhe financiar të jetës suaj, lutemi të injoroni e mos bini viktimë e çdo biznesmeni sharlatan, që me paratë e fituara legalisht apo në mënyra të dyshimta (verifikimi i të cilave është detyrë e organeve të ngritura me ligj) kërkojnë t’ju nxjerrë jashtë sistemit”, thuhet në reagimin e Urdhrit të Farmacistëve.

Më tej urdhri ngre dyshime se si ky person që prezantohet si biznesmen ka siguruar të dhënat e të gjithë farmacistëve të Shqipërisë qe ne fakt disponohen vetmen nga institucione shtetërore? Një tjetër pikëpyetje e ngritur nga urdhri është edhe fakti se si në një kohë kur marzhi i fitimit të farmacive është ulur ndjeshëm, mbetet e çuditshme se si investitorë kaq të mëdhenj zgjedhin pikërisht këtë sektor për të rrezikuar paratë e tyre. Nisur nga ky denoncim Report Tv investigoi mbi këtë situatë. Përveç ineksitencës tek QKB te ndonjë biznesi ne emrin e tij, Ahmed Pemaj nga gjendja civile rezulton një djali vetëm 18 vjeçar.

Report Tv e ka kontaktuar ne telefon dhe ai me mburrje thotë se ka një kapital të konsiderueshëm dhe garant ka bankat dhe investitorët me para cash. “Çmimi që jam i gatshëm të ftoj 3 deri në 8 herë më shumë se të ardhurat tuaja vjetore. Kompania quhet ‘Health Empire’ unë jam Ahmed Pemaj bordi i kompanisë përbëhet nga Dael Dervishi që është partner i firmës Optima, ne kemi dhe zotin Agim Binaj. Nëse përdorim investitorë do të thotë se i merrni paratë cash direkt në dorë, dhe ne investitorit duhet ti japim një përqindje të biznesit tuaj, dhe nëse do të përdorim bankën ne ju paguajmë një shumë të caktuar në fillim minimumi gjysmën e shumës”, thotë 18-vjeçari Pemaj.

Por cila është firma e tij? Hedhur një sy qendrës kombëtare të bizneseve edhe pse në e-mail ai prezantohet si ‘’super biznesmeni’’ nuk rezulton i regjistruar në emrin e tij asnjë kompani. Gjatë bisedës ai pretendon se është CEO presidenti i firmës ‘HelthEmpire’ por edhe kjo kompani nuk rezulton e regjistruar në QKR dhe hedhur një sy të dhënave online kjo firmë nuk ka asnjë adresë asnjë kontakt dhe asnjë të dhënë për aktivitetin e saj.

Gjatë bisedës Pemaj përmend edhe emrin e një kontabilisti të njohur në vend, të cilin Report Tv e kontaktoi por z.Agim Binaj shprehet se biznesmenit i mban vetëm bilancin por s’mund të thotë nëse është apo jo ofertë e leverdishme. “Ti do ti thuash unë do e shes, paratë i dua në dorë dhe nëse ai ka aftësi paguese ai do ta blejë, nëse nuk ka nuk e blen dot ai. Kjo është shit-blerje” tha Agim Binaj.

Ne kontaktuam edhe me Dael Dervishin ish kreun e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore i cili pranon se është konsulenti ligjor i 18 vjeçarit Pemaj, por pyetjes se kompania të cilës ai i ofron shërbimet ligjore.


 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu