Kosovë/ 35% e popullatës mbi 18-vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID

0
FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labelled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in this illustration taken October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës mbi 18 vjeç.

Qeveria thotë se procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit. Këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.

“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti. Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta. Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu