Kosovë/ E ftoi viktimën të konsumonte lëndë narkotike dhe më pas tentoi ta p*rdhunonte, arrestohet autori

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër të gjinisë mashkullore.

Policia njofton se fillimisht autori e ka ftuar viktimën të konsumojë lëndë narkotike , por viktima ka refuzuar.

Më tej, autori ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie s*ksuale, ç’ka sërish është refuzuar nga viktima.

Autori e ka goditur viktimën me thikë kuzhine në kokë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu