Kosovë/ I dyshuar për vrasjen e familjarit, autori vetëdorëzohet në polici

0

KOSOVË- Shtetasi Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës më 7 gusht në Klinë, është vetëdorëzuar në polici. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Tush Frroku gjendet ne Stacion Policor, ku me urdhër të prokurorit të shtetit do ndalohet fillimisht për 48 orë dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtohet kërkesa për cakitimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

Frroku dhe Prela ishin familljarë mes tyre. “Viktima ishte i martuar me motrën e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, kishte thënë Nikçi më herët për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu