Kovaçeski: Do kandidoj për kryetar të LSDM-së, jam i gatshëm të marr përgjegjësi

0

– Zëvendësministri aktual i Financave, dhe njëkohëisht anëtari i Këshillit qëndror të LSDM Dimitar Kovaçevski tha se do të kandidojë për kryetar të LSDM-së. Ai ka konfirmuar se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen dhe kjo do u hapë rrugën zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Ai në intervistën e tij për MIA theksoi se është i gatshëm të ndërmerr përgjegjësi, por siç thotë ai, LSDM është parti e madhe dhe aty ka shumë persona të aftë që mund të jenë kandidatë. Ai tha se këto zgjedhje do të sillnin një frymë të rë brenda partisë.

“Pa dallim nëse ka kandidatë të tjerë, pres debat politik dhe zgjedhjen e udhëheqësisë që do të thotë energji të re për partinë, por edhe për shtetin. Në këtë proces është shumë e rëndësishme ta përforcojmë dhe motivojmë secilin anëtar që të bashkohet te ndryshimet me strategjinë e re dhe riorganizimin e partisë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se është anëtar i LSDM-së që nga viti 1994 dhe për gati 30 vjet ka bashëpunuar me këdo që ka qënë në udhëheqje. Ai thotë se duhen mësuar me kritikat dhe se nuk duhet të harrojnë të veprojnë e jo vetëm të flasin. Ai tha se me komunikimin e tij përpiqet ta bashkojë anëtarësinë dhe se partisë i nevojiten të gjithë.

“Do të duhet të mësohemi me kritika ndaj njëri tjetrit. Gjithashtu duhet të respektohemi dhe të mos harrojmë për veprat. Funksionarët e tashëm dhe të tanishë të cilët për një periudhë të caktuar kanë kontribuar për qytetarët duhet të respektohen nga udhëheqësia. Unë jam anëtar i LSDM-së nga viti 1994 dhe për gati 30 vjet kam pasur mundësinë të bashkëpunuj me të gjitha udhëheqësitë. Kryetari i ardhshëm duhet të ketë plan se si ta përfshijë dhe sigurojë mbështetjen e tyre”, tha mes tjerash Kovaçevski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu