KQZ: Deri tani, Ori Nebijaj nuk ka dorëzuar asnjë formular që tregon se ka pranuar mandatin e deputetes!

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se deri pasditen e 15 nëntori, nuk ka marrë asnjë formular të plotësuar nga Oriela Nebijja, që tregon se ka pranuar mandatin e deputetes, të lënë nga Grida Duma. Në sqarimin për mediat, KQZ shkruan se formulari që ka në media, nuk është i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetedeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk eshte depozituar ende ne KQZ. Formulari i publikuar ne media eshte pa firme as te zj. Nebiaj, cka do te thote nuk eshte formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do tju ve ne dijeni si gjithmone,”- shkruhet në njpftimin e KQZ-së.

Vetë Nebijaj, në një deklaratë për Balkanëeb, ka pranuar se e ka firmpsur formularin, por që do ta dorëzojë nesër në KQZ. Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu