Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së ankimimeve.
Pasi KZAZ-të përfunduan numërimin dhe përgatitën tabelat përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ato iu dorëzuan KQZ-së për shqyrtim dhe miratim.
KQZ shqyrtoi secilën tabelë përmbledhëse dhe pasi nuk konstatoi parregullsi ligjore ose teknike, miratoi tabelat për 12 qarqet.
Tashmë çdo subjekt zgjedhor që ka rezerva për rezultatin në një qark, ka të drejtë të ankohet brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të KQZ-së në KAS për rezultatin e secilit qark ku ka pretendime.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe tashmë ka nisur hapat e parë ligjorë për kundërshtimin e tij, dhe ka ankimuar deri më tani në KAS vetëm rezultatin për qarkun e Kukësit.