Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Me anë të një reagimi zyrtar, sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi shkruan se në 6 Mars do të ketë vetëm një PD në zgjedhje. Ndër të tjera, ai shton se koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes sëë pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar.
Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve.