Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për njësinë 10, ku procesi i votimit u zhvillua në mënyrë elektronike, për herë të parë në Shqipëri.
Në 32 qendrat e votimit të KZAZ 40 në kryeqytet, Partia Socialsite ka fituar me 6007 vota, përkundër PD-së me 4550 vota dhe LSI me 628 vota. Boiken Abazi i pavarur 179 vota.
Në këtë KZAZ, 120 vota janë shpallur të pavlefshme ku votuesi nuk ka zgjedhur asnjë kandidat edhe pse ka shkuar të votojë , ndërsa vota në total janë 12 096
Rezultatet për kandidatët në KZAZ 40
Monika Kryemadhi 81 vota
Lulzim Basha Basha 492
Jorida Tabaku 286
Alfred Rushaj 64
Albana Vokshi 63
Sali Berisha 238
Agron Shehaj 525
Fatmir Xhafaj 2795