Kremlini i ka konsideruar të paligjshme dhe të gabuara sanksionet e vendosura nga SHBA për gazsjellësin Nord Stream.
“Sanksionet kundër Nord Stream 2 janë vazhdimësi e gjuhës së njohur së sanksioneve. Kjo është gjuha e preferuar e Uashingtonit”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peshkov.
Ai gjithashtu është shprehur se ky është një vendim i gabuar dhe vjen pikërisht në një moment kur Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të rifillojnë dialogun.
“Ne e konsiderojmë të paligjshme dhe të gabuar veçanërisht pas përpjekjeve intensive për të rifilluar dialogun”, ka thënë ai.
‘SHBA njoftuan të hënën për vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit Nord Stream’, ka thënë më tej sekretari i Shtetit Anthony Blinken.
Ndërkohë Uashingtoni kundërshton tubacionin prej 11 miliardë dollarësh që kalon nën Detin baltik duke anashkaluar Ukrainën për të transportuar gaz nga Arktiku i Rusisë në Gjermani.