Kremlini pranon vrasjen e shumë ushtarëve në luftën në Ukrainë: Një tragjedi e madhe!

0

Kremlini ka pranuar se në luftën me Ukrainën ka humbur një numër të madh trupash.

“Sky News” raporton se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë të dhënë, ka pohuar se ka një rritje përsa i përket trupave ushtarakë të humbur në sulmet e tyre në Ukrainë.

Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave. Këtë fakt, ai e cilësoi si një tragjedi të madhe për ta.

Nga ana tjetër, zëdhënësi nuk ka dhënë asnjë shifër në lidhje me trupat e vrarë. Por sipas medieve të huaja, në fund të muaji mars, Rusia tha se kishte humbur 1,351 ushtarë me 3,825 të tjerë të plagosur.

Ndërsa një zyrtar i lartë i NATO-s vlerësoi në fund të marsit se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë në katër javë luftime në Ukrainë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu