ITALI- Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili është përcjellë të shtunën në banesën e fundit. Nuk është hera e parë që krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare bëhen bashkë në kauza apo ceremoni të tilla.
Fotot e 4 krerëve të komuniteteve fetare së bashku përcjellin mesazhin e bashkëjetesës fetare, toleranca, një vlerë që ruhet dhe respektohet ndër shekuj.