Ilir Koçia, Kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë është shprehur se duhet gjetur zgjidhje në Psrtinë Demokratike duke pasur kryedemokratin Lulzim Basha brenda saj. I pranishëm në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu me krerët e degëve, Koçia është shprehur se Basha nuk mund të ikë e ta lërë PD-në në këtë gjendje. Ai ka propozuar një komision me anëtarë të PD-së dhe të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike.
“I kuptoj ata qe kerkoj te ike PD ne kete moment kaq te veshtire per PD, pa ofruar asnje zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grupi parlamentar nuk e con neper mend qe te vije Berisha, por si do ta bashkojme partine. Kjo eshte pyetja sot. Si të iki Lulzim Basha dhe ta lere PD në ciklonin e perplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se eshte i gatshem per çfaredo lloj zgjidhjeje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me këtë, as me ata. Ka njerez qe kane qene ne mes te dy paleve, ka njerez qe mund te ndihmojne ne kete moment per te gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me Ramën. Pa gjetur me pare zgjidhje, largimi i kryetarit do ta beje me keq situaten ne PD,”- ka thënë Koçia.