Kreu i sindikatës ngre alarmin: ‘Kapot’ kërcënojnë policët e sistemit ‘41 bis’

0

Punonjësit e policisë së burgjeve që shërbejnë në regjimin 41 bis janë kërcënuar nga të dënuarit e izoluar në këtë sektor. Sipas kreut të sindikatës, Valentin Macaj punonjësit janë përballur shpesh edhe me reagimet kërcënuese dhe presionet e familjarëve të të dënuarve jashtë dyerve të burgjeve.

“Ne kemi pasur raste që na kanë besuar rrëfimin e tyre, të cilët sërish nga frika dhe nga presioni që kanë nga eprorët nuk mund të dalin në media, kanë deklaruar para nesh që sa kemi dalë nga shërbimi jemi kërcënuar nga shokët e të dënuarit brenda ose nga familjarë të tyre,” tha Macaj.