Ajo e nisi “punën” e saj në industrinë e OnlyFans vetëm për të blerë një apartament, por 28-vjeçarja Annie Knight tani e sheh jetën e saj të transformuar rrënjësisht.
Me një të ardhur mujore prej gati 200,000 dollarësh dhe katër prona që zotëron, modelja thotë se është mirënjohëse si për pavarësinë e saj financiare ashtu edhe për aftësinë e saj për të mbështetur njerëzit përreth saj.
“Është mirë të kesh siguri financiare dhe të jesh në gjendje të ndihmosh ata që kanë nevojë. Kjo më mbush me emocione”, tha ajo në një intervistë për Us Weekly. Duke hedhur një vështrim prapa në fillimet e ‘karrierës’ së saj, Annie Knight kujton se të ardhurat e saj fillestare ishin rreth 10,000 dollarë në muaj.