Policia e Sarandës ka ndaluar një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.
Një 11-vjeçare ka bërë kallëzim ndaj shtetasit R. A., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi siç pretendon ky shtetas ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është futur në banesën e babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.