Edi Rama: Të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punë dhe po ashtu dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor. Kërkesë legjitime e kahershme. Më tutje nënvizoj se elimimini i të gjitha procedurave është objektivi ynë. Në rastin konkret, krijimi i një manualit të ri në doganën e Durrësit është kyçi për atë që thashë. E treta dua të nënvizoj se është lajm i mirë, që në ditë të rëndësishme, në fundjava, më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri për të hequr kontrollet e dyfishta. Do monitorohen pikat kufitare me kamera. Disa marrëveshje janë zbatuar plotësisht. Krijimi i sekretariatit për koordinimin për të gjitha marrëveshjet, raporton dhe orientohet nga zyrat e dy kryeministrave, por është në dispozicion edhe të ministrave. Është hap ku ne së bashku sjellim përshpejtimin e hapave të tjerë. Do kishim dashur të të prisja me diell Albin, por mbase ky shi është ogur i ri për bereqet.