Krim brenda familjes, 48-vjeçari vret nënën dhe telefonon policinë

0

Ai vrau nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas thirri policinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Arezzo-s, në Subbiano, (Itali) në një shtëpi ku jetonin nënë e bir.

Burri, një 48-vjeçar u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermën në Arezzo për të sqaruar nëse tentoi vetëvrasjen pasi shkaktoi vdekjen e nënës së tij.

Nga rikonstruksioni fillestar i ngjarjes, gruaja u rrah për vdekje, me sa duket pas një sherri.

“Kam vrarë mamanë hajdeni”, tha 48-vjeçari kur telefonoi policinë rreth mesnatës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurorja kujdestare Françeska Eva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu