Krim brenda familjes, kunati vret kunatën.
Ngjarja ndodhi në Bathore, në rrugën “Apollonia”, shtetasi Agron Tanushi, gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani. Punohet për kapjen e Agronit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, ku shtetasi Agron Tanushi, gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Dyshohet se vrasja është kryer për çështje morali, ku burime bëjnë me dije se kunati ka patur zënka të herëpashershme me kunatën e ndjerë.
Autori krimit
Informacion paraprak: Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve, Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani. Mësohet se Agron Tanushi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ka ende raportime për rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja.