“Krim i kryer me paramendim”/ Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, Lala: Autori i dyshuar ka qenë i skeduar më herët

0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq para disa ditësh. Lala e ftua në emisionin ‘Open’ në News24 u shpreh se vrasja e 50-vjeçarit Dedja është një krim i kryer me paramendim nga autori i dyshuar Julian Gjoshi.

Gjithashtu gazetarja tregoi se Gjoshi kishte organizuar takimin me Dedjan, duke e telefonuar atë për të shkuar në lokalin ku ai ndodhej. Po ashtu ajo tha se viktima dhe autori ishin të njohur nga e kaluara, pasi kishin punuar pranë një lokali ngjitur me “Golden Resort”, një biznes i lidhur me Altin Hajrin, një personazh i shumëkërkuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

“Kemi një vrasje të kryer me paramendim. Autori i dyshuar ka qenë i skeduar më herët. Ka shkuar në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ka ngrënë dhe ka thirrur viktimën në telefon. Ata njiheshin sepse kanë punuar në një lokal ngjitur me Golden Resort, pronë e Altin Hajrit, të shumëkërkuarit për rrëmbimin e Jan Prengës”, u shpreh ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu