Në Fontanelle, një periferi e Agrigento, një çift i martuar u gjet i vdekur. Gruaja 45-vjeçare është gjetur e prerë në fyt, ndërsa burri,një 47-vjeçar është vetëvarur. Po vijojnë hetimet për të rindërtuar atë që ka ndodhur.
Burri, sipas policisë, duket se prej disa muajsh vuante nga depresioni i rëndë: kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe ishte në mjekim. Gruaja e tij, me punën e saj në një dyqan, mundi të përballonte shpenzimet e familjes. Por situata ishte shumë e ndërlikuar. Djali i çiftit ka lajmëruar policinë i alarmuar pasi asnjëri prind nuk po përgjigjej në telefon. I riu shkoi në shtëpi për të kontrolluar duke bërë zbulimin dramatik.