Krim makabër në Egjipt, nëna vret djalin e saj dhe i copëton trupin

0

Në Egjipt, një ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar dhe i ka copëtuar me thikë trupin me qëllim që ta hante.

Eshtrat e trupit të fëmijës janë gjetur nga autoritetet në vende të ndryshme të shtëpisë, përfshirë edhe brenda një tenxhere në kuzhinë. Pas krimit, gruaja rrëfeu krimin e rëndë dhe përfundoi në burg. Hetuesit po hetojnë motivin.

Sipas hetuesve, krimi është paramenduar nga nëna e tij, një 30-vjeçare, dhe ka ndodhur në shtëpinë e tyre në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Gruaja ka pranuar para gjykatësve se ka vrarë djalin e saj me thikë. Arma me të cilën u copëtua djali u gjet nga autoritetet. Kjo është raportuar nga gazeta spanjolle El Mundo duke cituar burime lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu